Site icon Telegrafi

Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në një lokal në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i plagosur.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën: A. K , 17 vjeç, i cili kishte marrë plagë nga arma e ftohtë (thikë) dhe i njëjti është transportuar për tretman mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë rast nga njësitet policore janë arrestuar dy persona të dyshuar: A. L , 17 vjeç, i cili është liruar në procedurë të rregullt dhe  Sh. M , 17 vjeç, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’.  /Telegrafi/

Exit mobile version