Një person është therur me thikë nga një person tjetër të shtunën rreth orës 13:00 në Prishtinë.
Sipas raportit të policisë, deri te incidenti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se pas një mos marrëveshje, është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/