Telegrafi

Theret me thikë një person në Kumanovë, kallëzim penal ndaj dy personave

Policia nga SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër L.A.(35) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “tentim vrasje” dhe kundër N.M.(36) nga Kumanova për shkak të dyshimin për veprën e kryer penale “mosdhënia e ndihmës”.

“Më 29.7.2023 në Kumanovë, pas një debati të mëparshëm, L.A. e ka lënduar me thikë N.S., pas së cilës është larguar, ndërsa N.M., i cili ka qenë gjatë gjithë kohës, e ka lënë në rrugë dhe nuk e ka ndihmuar N.S., i cili ishte në rrezi”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/