Telegrafi

Theret me thikë një person në Gjakovë

Një person ka pësuar lëndime trupore në dje në Gjakovë, pasi që është therë me thikë nga një i dyshuar i cili është arrestuar nga Policia.

Viktima sipas Policisë së Kosovës, është hospitalizuar dhe gjendja e tij është stabile.

Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/