Janë arrestuar tre të dyshuar në Gjakovë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë-thikë në person, bën të ditur Policia.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa dy të tjerë lirohen.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’.