Një person nga Ferizaj ka raportuar në Polici se në rrethana të panjohura është sulmuar fizikisht nga persona të dyshuar të panjohur të cilët e kanë therur me thikë në shpinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Rexhepi”, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Rreth orës 14:20 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari , i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.