Policia e Kosovës raporton se mbrëmë në Deçan një person është sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar të mitur.
Viktima pas tretmanit në spitalin e Pejës është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, të dyshuarit janë në kërkim policor. /Telegrafi/