Një person i mitur ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti pas një zënke është sulmuar fizikisht me thikë nga disa të dyshuar meshkuj, po ashtu të mitur.
Në lidhje me rasti janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën ‘Ismail Qemajli’ në Vushtrri.