Telegrafi

Theret me thikë një i mitur në Prizren

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Hoxhë Tasini” në Prizren,  një i mitur është therur me thikë nga një i mitur tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull  kosovar (i mitur) pasi i njëjti është therë me thikë nga i dyshuari mashkull  kosovare (i mitur). I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/