Një person i mitur ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar me një armë të ftohtë (thikë), nga i dyshuari mashkull kosovar, i mitur.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/