Site icon Telegrafi

Theret me thikë një mashkull në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj është therur me thikë një person pas një mosmarrëveshje me një të dyshuar, të panjohur.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe viktima është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.

Policia gjatë kontrollit, ka konstatuar se nuk e ka gjetur mjetin me të cilin është kryer vepra. Gjithashtu, nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti vazhdon të jetë nën hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version