Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi dyshohet se me thikë e ka therur një femër.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, ku personi i arrestuar dyshohet se ka sulmuar fizikisht, duke e therur me thikë viktimën femër.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.