Një djalë 14 vjeçar është gjetur mbrëmë rreth orës 19:30 pa shenja jete i cili ishte i therur me thikë dhe kishte gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”.
Në momentin e gjetjes së djalit, ai nuk jepte shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet për ta kthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme.
“Në orën 19:35 morëm një telefonatë për ndërhyrje në bulevard. Konstatuam se personi kishte më shumë gjakderdhje të jashtme, nuk jepte asnjë shenjë jete. Ai është transferuar në repartin e anestezisë dhe reanimacionit në spitalin e qytetit, por të gjitha përpjekjet për reanimim kanë rezultuar të pasuksesshme”, tha mjeku kujdestar në Shërbimin e Urgjencës në Prilep.
Policia dhe prokurori themelor publik kanë bërë kontroll. Trupi i 14-vjeçarit është dorëzuar për autopsi./Telegrafi/