Telegrafi

Theret me thikë në fyt një police në Francë (Video)

Një pjesë e policisë franceze është therur me thikë, në një sulm që ka ndodhur në qytetin Tuluz, raporton Russia Today.

Sulmi ka ndodhur në një stacion policie në prefekturën Rempart Saint-Etienne, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi fillimisht kishte tentuar t’ia rrëmbejë revolen polices, por kur e ka kuptuar se nuk po mundet ai ka nxjerrë thikën dhe e ka therur në fyt.

Bëhet fjalë për një azilkërkues 31-vjeç nga Algjeria me probleme mendore, i cili menjëherë është arrestuar nga policia.

Ai ishte futur në stacionin e policisë kinse për të raportuar një rast. Por sipas medieve franceze, ai ka sulmuar policen për faktin se ajo “përfaqëson Francën”.

Policja është dërguar me urgjencë në spital, dhe tani për tani nuk dihet gjendja e saj shëndetësore. /Telegrafi/