Ministri i Sigurisë së Indonezisë dhe një zyrtar policor, janë plagosur në një sulm me thikë në ishullin Javi në pjesën qendrore të këtij vendi.
Ministri Wiranto po dilte nga vetura, kur një person iu afrua befasisht dhe e sulmoi me thikë, transmeton Telegrafi.
It looks like Wiranto's aide/security guard managed to stop the perpetrators just before he reached Wiranto
The attack occurred when Wiranto just got out of the car to board a helicopter to Jakarta pic.twitter.com/GraG4jbAon
— JATOSINT (@Jatosint) October 10, 2019
“Sulmuesi i është afruar me një armë të ftohtë me të cilën sulmoi Wiranton dhe shefin e policisë lokale”, thuhet në komunikatën e policisë.
Sulmuesi besohet se ka qenë i “ndikuar” nga “Shteti Islamik”.
Mediat lokale raportojnë se e gjitha ndodhi në rajonin Banten, ku policia arrestoi një burrë dhe një grua që sulmuan zyrtarët e Indonezisë. Në anën tjetër, raportohet se gjendja shëndetësore e ministrit pas tretmanit është stabile/Telegrafi/