Telegrafi

Theret me thikë Ezequiel Lavezzi, dërgohet me urgjencë në spital

Ish-futbollisti argjentinas Ezequiel Lavezzi është therur me thikë pas një mosmarrëveshjeje familjare dhe aktualisht ndodhet në spital.

Sipas mediave amerikano-jugore, ish-futbollisti u shtrua në spitalin e Cantegrill mëngjesin e sotëm pas një episodi të pashpjeguar në shtëpinë e tij në Jose Ignacio, ku organizoi një festë me familjar.

Sipas versioneve të para, ish-asi i Napolit dhe PSG-së është sjellë në spital me një plagë thike në stomak dhe një klavikulë të thyer.

Ndaj dhe indikacionet e para ishin për një goditje të mundshme me thikë, por policia e Maldonados, e cila ka mbërritur në vendngjarje, nuk ka dhënë më shumë detaje. Sipas radiostacionit uruguaian Fm Gente, Lavezzi u godit me thikë nga vëllai i tij pas një mosmarrëveshjeje.

Për momentin nuk dihet gjendja e ish-futbollistit 38-vjeçar, i cili i dha fund karrierës në vitin 2019.

Në fund të vitit 2016, Lavezzi ishte lojtari më i paguar në botë me një pagë vjetore prej më shumë se 20 milionë dollarësh teksa luante për Hebein e Kinës, si dhe bëri 51 paraqitje për kombëtaren e Argjentinës. /Telegrafi/