Tre persona janë arrestuar pasi kanë therë më thikë një person në Tiranë për motive të dobëta.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramazan Gaxherri”, dhe vepra është cilësuar si “plagosje e rëndë me dashje”.
Ndërkaq siç bën me dije Policia e Shtetit të dyshuarit janë: B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç.
“Në pranga u vunë shtetasit B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’, kryer në bashkëpunim.
Në rrugën ‘Ramazan Gaxherri’, 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Tch/Telegrafi/