Site icon Telegrafi

Theret me thikë 26 vjeçari si shkak i mosmarrëveshjeve në komunikacion

26-vjeçari T.U nga Shkupi, natën e kaluar është dërguar në Spitalin e Qytetit, me lëndime në pjesën e stomakut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga policia sot kanë informuar se në rrugën “Hristian Todorovski Karposh”, dy persona të panjohur, të cilët kanë qenë me makinën “BMW”, e kanë sulmuar atë fizikisht dhe me thikë është therur në pjesën e barkut, kurse arsyeja e përleshjes ka qenë mosmarrëveshja në komunikacion.

Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit. /Telegrafi/

Exit mobile version