Një 21-vjeçar është lënduar me thikë të premten në mbrëmje.
21-vjeçari është paraqitu në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të marrë mjekim. L. H është banues në lagjen “Kodra e Shtufit”.
Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ai është goditur me thikë nga L. Dh., 29 vjeç, banues në Fier.
21-vjeçari u dërgua për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit L. Dh.
Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /euronews.al/