Telegrafi

Theret me thikë 13-vjeçari në Shkup

Foto: Ilustrim

Disa adoleshent mbrëmë në Butel të Shkupit me thikë kanë sulmuar dy adoleshent, ku njëri prej tyre është goditur në shpinë ndërsa tjetrit i është grisur pallto prej sulmeve me thikë.

“Më 06.12.2019 në stacionin policor në Çair, një adoleshent nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 19:45 në rrugën ‘Aleksandar Urdarevski’ ka qenë i sulmuar fizikisht nga disa adoleshentë”, thuhet në kumtesën e MPB-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai është transferuar në spitalin ‘Shën Nauimi i Ohrit’ dhe më pas është lëshuar për mjekim shtëpiak.

Nga MPB njoftuan se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/