Site icon Telegrafi

Theret për vdekje me thikë një burrë në Cyrih të Zvicrës – mediat japin detajet

Rreth orës 9 të mëngjesit, policia e qytetit të Cyrihut kishte marrë një raport në lidhje me një burrë të plagosur në një pronë në Herrligstrasse.

Sipas mediave zvicerane, përcjell Telegrafi, në vendin e ngjarjes, shërbimet e urgjencës gjetën një burrë i cili ishte plagosur rëndë me një thikë.

Dhe pavarësisht masave të menjëhershme nga ekipet shëndetësore, ai vdiq në vend.

Pas kësaj, siç thueht më tej, një patrullë nga Policia e Qytetit të Cyrihut ishte në gjendje të ndalojë dhe arrestojë autorin e dyshuar jo shumë larg vendit të krimit.

I dyshuari është dërguar në zyrën e prokurorit publik.

Identiteti i personave të përfshirë nuk është përcaktuar ende dhe historiku dhe rrjedha e krimit janë objekt i hetimit në vazhdim.

Specialistët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Cyrih u thirrën për të siguruar prova.

Siç raporton një banor, vitet e fundit ka pasur gjithnjë e më shumë mosmarrëveshje në lagje. /Telegrafi/

Exit mobile version