Site icon Telegrafi

Theret një 20-vjeçar në Sarandë, policia ndalon autorin

Një konflikt që nisi për motive të dobëta ka përfunduar në plagosjen e një 20-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Sarandë, kur shtetasi me inicialet O.L., pas një konflikti goditi me thikë një 20-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi A. SH., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit O. L., 23-vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20-vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version