Kryeministrja britanike, Theresa May zhvilloi sot një vizitë surprizë në Bagdad, ku ajo u takua me homologun e saj irakian, Haider al Abadi, sipas një përgjegjësi irakian.
“Abadi u takua me Mayn dhe delegacioni që e shoqëronte”, theksoi Haidar Hamada, shefi i zyrës së shtypit të kryeministrit.
Ai njoftoi se Theresa May “kishte rikonfirmuar mbështetjen e saj për unitetin e Irakut, duke iu referuar referendumit të fundit për vetëvendosje të Kurdistanit irakian”.
“Atmosfera e mbledhjes ishte shumë pozitive dhe Britania e Madhe konfirmoi mbështetjen e saj të madhe për Irakun dhe administratën e saj për fitoret irakiane dhe guximin e madh në luftën kundër ISIS-it”, shtoi ai.
Britania e Madhe bën pjesë në koalicionin ndërkombëtar antixhihadist të drejtuar nga SHBA-të.
Forcat irakiane kanë larguar ISIS-in gati nga i gjithë territori që kishin pushtuar tre vite më parë.