Telegrafi

Theresa May nënshkruan letrën për Brukselin, lidhur me Nenin 50 që aktivizon Brexit-in (Foto)

Kryeministrja britanike Theresa May, ka nënshkruar letrën për t’ia dërguar presidentit të BE-së, Donald Tusk, për ta informuar atë se Mbretëria e Bashkuar kërkon zbatimin e Nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, që është forma zyrtare e largimit nga blloku i 28 vendeve anëtare të BE-së, shkruan Daily Mail.

Kjo letër pritet të dërgohet sonte në Bruksel nga diplomatë, të cilën ambasadori britanik në BE, Tim Barroë do t’ia dorëzojë Tusk-ut, transmeton Telegrafi.

Pas këtij nënshkrimi të shumëpërfolur, pason procesi dyvjeçar i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga BE-ja që pritet të ndodhë më 29 mars të vitit 2019.

Burime të Daily Mail brenda Qeverisë, këmbëngulin se kryeministrja nuk kishte shmangur një konfrontim të mëhershëm me Brukselin, me qëllim që të fillojë qetësisht hapjen e negociatave për largim.

Aktivizimi formal i Nenit 50 vjen, pas nëntë muajve kur Britania votoi me 52 për qind pro dhe 48 për qind kundër largimit nga BE-ja. /Telegrafi/