Site icon Telegrafi

Theren me thikë katër persona në një stacion treni në Frankfurt (Foto/Video)

Një njeri me thikë i cili theri katër veta në një stacion treni në Frankfurt është larguar dhe është duke u kërkuar nga autoritetet policore.

Ai, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi kishte kryer sot një sulm në stacionin e trenit Hauptwache.

Sipas autoriteteve policore, nga sulmi në fjalë kanë pësuar katër persona.

Po sipas medieve të huaja, në këtë fazë ende nuk është i qartë motivi i sulmit. /Telegrafi/

Exit mobile version