Telegrafi

Theren me thikë dy të rinj në Vlorë – njëri nga të dyshuarit arrestohet, tjetri në kërkim

Foto: Ilustrim

Dy persona janë therur me thikë nga një 18 vjeçar sot rreth orës 12:30 pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Isa Boletini”, në Vlorë.

Të rinjtë, njëri 18 vjeçar dhe tjetri 20 vjeçar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e 18 vjeçarit të arrestuar, policia gjeti dhe sekuestroi 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika).

Vijon puna për kapjen e autorit tjetër të përfshirë. /Telegrafi/