Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi të njëjtit pas një zënke të çastit që kishin pasur me dy të dyshuar meshkuj janë sulmuar fizikisht duke u therur me thikë.
Rasti ka ndodhur më 21 janar 2018 në ora 03:00
Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Njëri nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar, kurse viktima tjetër mbetet në trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.
Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/