Shoqata për mbrojtjen e kafshëve “Anima mundi” i bën thirrje Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari që të veprojnë në lidhje me rastin, siç thonë ata, e maltretimit dhe traumatizmit të fëmijëve në Dellçevë.
“Punonjësit në çerdhen “Veseli cvetovi” në Dellçevë, ata që duhet t’i mësojnë fëmijët për dashuri dhe ndjeshmërinë, janë të ekspozuar ndaj një akti të pamëshirshëm dhe këtë nuk e hasim në asnjë shoqëri normale dhe të zhvilluar”, thuhet në reagimin e shoqatës.
Ata shtojnë se akti i therjes nuk është i përshtatshëm për punonjësit e një institucioni edukues.
Sipas tyre, nëse therja e qingjve në çerdhe është e pranueshme de normale, nuk ekziston asgjë që mund të na befasojë në këtë shtet./Telegrafi/