Site icon Telegrafi

Ther me thikë ‘rivalin’ në autobusin plotë me gra e fëmijë (Video, +18)

Një burrë ka therur me thikë një të ri i cili dashuronte vajzën që edhe ai e donte, dhe e gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një autobus të mbushur plotë me gra e fëmijë.

Kamerat e sigurisë të instaluar në autobus kanë filmuar momentin, kur sulmuesi hipë në autobusin me të cilin ishte duke udhëtuar edhe viktima së bashku me vajzën që e donin të dy, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi i njohur me nofkën De, fillimisht i kishte kërkuar vajzës që të bëhet e dashura e tij, por kur ajo e refuzoi gjithçka ndryshoi për të keq.

Dhe në momentin që ai i takoi bashkë, plasi sherri dhe kështu pa u menduar dy herë nxori thikën dhe e theri të riun në autobusin e mbushur me gra e fëmijë.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin Manisa në pjesën perëndimore të Turqisë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MKVA9tH3rVw

 

 

Exit mobile version