Të paktën 10 persona janë plagosur lëndë sot në qytetin kinez, pasi një burrë me thikë filloi t’i therë pasagjerët brenda një autobusi.
Dhe pasi që zbriti nga autobusi, filloi t’i sulmojë edhe kalimtarët e rastit nëpër qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia ka arritur ta arrestojë sulmuesin.
Incidenti ka ndodhur në qytetin Xi’an në provincën Shaanxi, kurse sipas raportit të policisë sulmuesi rastësisht kishte nxjerrë thikën nga çanta dhe kishte sulmuar pasagjerët.
Raportohet se brenda autobusit ka plagosur pesë pasagjerë përfshirë edhe shoferin, ndërsa me të zbritur nga autobusi ka plagosur edhe pesë kalimtarë rasti në sheshin Mindu.
Pamjet e skenës së tmerrit janë duke qarkulluar në mediat kineze, ku shfaqen viktimat e lara në gjak në mes të rrugës. Disa prej viktimave po qëndronin të shtrirë në tokë duke pritur ndihmën e shpejtë.
Ndërkaq një video tjetër, tregon se si policia arreston të dyshuarin që kreu masakrën brenda dhe jashtë autobusit. Sulmuesi është identifikuar si Xin, ndërsa ende nuk dihen motivet që shtynë burrin të sulmojë pasagjerët. /Telegrafi/