Telegrafi

Ther me thikë partneren shtatzënë, por shpëton mrekullisht falë silikonëve (Foto)

Një burrë është përpjekur të vras partneren e tij shtatzënë me një thikë duke e sulmuar në mes të rrugës, por ishin silikonët e gjirit ata që shpëtuan gruan e cila mbante në bark fëmijën e sulmuesit.

Plaga e shkaktuar nga biznesmeni Babur Karamat Raja, po të ishte vetëm 2 mm më e thellë do të ishte fatale për fëmijën e pa lindur të dyshes, është thënë në një seancë dëgjimore, transmeton Telegrafi.

Për këtë veprim, Raja është dënuar më 18 vite burgim, derisa gjykatësi Simon Drew e ka përshkruar rastin si “shokues”, i cili ka merituar dënim më të rreptë.

Viktima 40-vjeçe e cila për disa vite ishte në lidhje me sulmuesin, thotë se po të mos ishin silikonët e gjirit, ajo tashmë së bashku me fëmijën do të ishte e vdekur. /Telegrafi/