Site icon Telegrafi

Ther në qafë personin e pafajshëm para syve të policisë angleze, sulmuesi dënohet me 8 vite burgim (Video, +16)

Një burrë që theri në qafë viktimën për shkak të radhës së gjatë në pompën e derivateve, është dënuar me 8 vite heqje lirie.

Jack Oldfield, 26-vjeç, është shpallur fajtor për sulm të paramenduar dhe lëndim trupor si dhe për armëmbajtje pa leje, pasi më 11 qershor  të këtij viti theri 30-vjeçarin Robert Taylor, ka njoftuar policia angleze, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë të vendosura në pompën e derivateve kanë filmuar momentin kur Oldfield ther Taylor-in para syve të zyrtares policore Kim Weldon, e cila me shpejtësi arrestoi sulmuesin dhe e “neutralizoi” para se t’i dilnin në ndihëm kolegët që i kishte ftuar si përforcim.

“Ka qenë një sulm i paprovokuar ndaj një qytetari të pafajshëm që asgjë të keqe nuk kishte bërë. Oldfield ishte nervoz për shkak të pritjes në radhë dhe konsideronte se Taylor po e ngadalëson. Kështu pas një fjalosje, Oldfield nxori thikën dhe e theri Taylorin në qafë. Ai lëre që e theri, por edhe u mundua ta fsheh thikën. Për fat të mirë Taylor i ka shpëtuar më të keqes, kurse në gjyq është dëshmuar se sulme të tilla merren seriozisht parasysh nga gjyqtarët”, ka deklaruar policja Weldon. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=rPyqpTOKSa8

Exit mobile version