Telegrafi

Thepak dhe Skerdi sjellin këngën e re “Diablo”

Skerdi dhe Thepak (Foto: YouTube)

Reperi i njohur shqiptar, Skerdi, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Diablo” mban titullin kënga e re, derisa vjen në bashkëpunim me artistin Thepak.

Kënga e dyshes është e kompletuar edhe me klip, tekstin e së cilës e kanë shkruar vetë artistët.

Producimin e ka bërë Dj R Beatz, kurse videoja i është besuar produksionit “Pro Video”.

Këtë kohë, reperi nga Shqipëria ka qenë tejet i komentuar në mediat rozë, fillimisht për lajmin se po bëhet baba dhe së fundmi për martesën me prezantuesen Vesa Rama.

Çifti janë në përgatitje të ceremonisë së tyre, por që akoma nuk kanë dhënë një datë të saktë të dasmës.

Lexo po ashtu Skerdi paralajmëron këngën e re, është bashkëpunim

Skerdi gjithashtu është në përgatitje edhe të një projekti tjetër në bashkëpunim me këngëtaren Donjeta Morina. /Telegrafi/