Telegrafi

Theophilus Solomon është “Ylli i Javës” në BKT Superligën e Kosovës

Foto: ffk.com

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 13-të në #BKTSuperligë është shpallur futbollisti nigerian në radhët e FC Ballkani , Theophilus Solomon.

Sulmuesi 25-vjeçar i portokallezinjve ishte vendimtar në fitoren që skuadra e tij e arriti në derbin e javës kundër Drita FC (2:0). Ai shënoi të dy golat e kësaj përballje, duke ia mundësuar FC Ballkanit që të rikthehet në pozitën e parë.

Sulmuesi nigerian bëri bujë të madhe me transferimin te Ballkani, pasi vlerësohet si një futbollist mjaft produktiv dhe tashmë dalëngadalë po e kap formën e tij më të mirë edhe në futbollin kosovar, pasi përveç se ka shënuar 3 gola, ndeshje pas ndeshjesh po u shkakton telashe mbrojtjeve kundërshtare.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Ballkanit, e ndau Natare Hadri, specialiste në departamentin e marketingut në BKT.