Site icon Telegrafi

Theodorakis: Kushtetutat ndryshohen lehtë, marrëveshjet ndërkombëtare, jo

Lideri i partisë greke “Reka”, Stavros Theodorakis thotë se disa Kushtetuta mund të ndryshohen lehtë, por jo edhe marrëveshjet ndërkombëtare me Bashkimin Evropian (BE) dhe aleancën veriatlantike (NATO).

Sipas tij, Lëvizja për ndryshime, ku bën pjesë edhe partia e tij, kërkon një zgjidhje me një emër të përbërë për përdorim të gjithanshëm, me garanca konkrete, në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare që do t’i jep fund politikës irredentiste, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në intervistën e tij për Radio 247, Theodorakis thotë se një shumicë parlamentare mund ta ndryshoj Kushtetutën, kështu që një marrëveshje ndërkombëtare me NATO-në dhe BE-në nuk mund të ndryshohet.

Theodorakis shprehet për mbështetje të një marrëveshje të mundshme, nëse marrëveshja është patriote dhe në kuadër të pozitave të partisë së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version