Site icon Telegrafi

Theodorakis: “Gorna Makedonija”, pa përkthim, propozim i pranueshëm për ne

Për liderin e partisë greke “Reka”, Stavros Theodorakis, për zgjidhjen e çështjes së emrit është i pranueshëm propozimi “Republika Gorna Makedonija”, pa u përkthyer.

Para anëtarëve të organit më të lartë të kësaj partie, Theodorakis thotë se duhet të ndryshohenlibrat, dhe shteti fqinj të çlirohet nga irredentizmi.

Sipas tij, kur të arrihen këto, atëherë mund të shtrëngohen duart mes palëve dhe të arrihet marrëveshja.

Theodorakis deklaroi se nuk kanë pika të përbashkëta me thirrjet në protestën në Athinë./Telegrafi/

Exit mobile version