Sipas raporteve të shumta në Itali dhe Spanjë, Milani do të njoftojë zgjatjen e kontratës së Theo Hernandez deri në fundjavë.
Francezi sheh se kontrata e tij aktuale skadon në qershor të 2024, por ka arritur një marrëveshje për të zgjatur qëndrimin e tij në klub edhe për dy vjet të tjera.
Sipas mediave Milanneës, Calciomercato.com dhe AS, agjenti i lojtarit po shkon në Milano për të nënshkruar një kontratë të re që do ta shihte Theon të fitonte 4.5 milionë euro në vit. Paga e tij aktuale është 1.5 milionë euro në sezon.
Milani thuhet se tashmë është duke përgatitur njoftimin zyrtar dhe do të konfirmojë zgjatjen e kontratës së Theos deri në fundjavë.
24-vjeçari iu bashkua gjigantëve të Serie A në një marrëveshje prej 20 milionë eurosh nga Real Madrid në vitin 2019.
? In arrivo a Milano l’agente di Theo #Hernandez per le firme, domani potrebbe essere il giorno dell’annuncio: rinnovo fino al 2026 ⌛
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) February 10, 2022
Ai është bërë një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë duke shënuar 19 gola dhe duke dhënë 21 asistime në 108 paraqitje me kuqezinjtë.
Chelsea dhe Paris Saint-Germain ishin lidhur me nënshkrimin e mbrojtësit francez gjatë verës, por të dy gjigantët evropianë do të duhet të kërkojnë diku tjetër për të marrë përforcime në mbrojtje. /Telegrafi/