Telegrafi

Theo Hernandez rikuperohet nga coronavirusi

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është rikuperuar nga COVID-19, ka njoftuar faqja zyrtare e kuqezinjve.

Francezi rezultoi pozitiv me COVID-19 ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Francën dy javë më parë.

Prandaj, ai u detyrua të largohej nga fusha për tre ndeshjet e fundit të Milanit kundër Hellas Verona dhe Bologna në Serie A dhe Portos në Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu Theo Hernandez rezulton pozitiv me Covid-19

Milani ka konfirmuar se francezi tani është shëruar nga COVID me një deklaratë në faqet e tyre zyrtare.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe ish-mbrojtësi i Real Madridit duke postuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Theo ka luajtur një rol kyç për Milanin këtë sezon, duke shënuar një gol dhe duke dhënë tre asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Kontrata e tij me Rossonerët përfundon në qershor të 2024, por klubi tashmë është në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub me një rritje pagash.

Milani pret Torino në San Siro të martën dhe udhëton për në Romë për t’u përballur me Giallorossët të dielën e 31 tetorit. /Telegrafi/