Theo Hernandez ka dëshmuar se i mban premtimet, pasi i ka lyer flokët e tij me ngjyrat kuq e zi pasi Milani u kualifikua në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi anësor kishte premtuar disa muaj më parë dhe i ndihmoi ata të arrijnë qëllimin e tyre me shtatë gola dhe gjashtë asistime në 33 ndeshje të Serie A.
Rossonerët përfunduan të dytët në Serie A dhe u kthyen në garën elitare evropiane pas një mungese shtatë-vjeçare.
“Premtimet duhet të mbahen”, shkroi Theo në Instagramin e tij së bashku me një foto të modelit të tij të ri spektakolar.
Mbetet të shihet nëse ai do ta mbajë atë ‘frizurë’ për fillimin e sezonit 2021-22, por kjo tregon përkushtimin e tij ndaj Milanit pas raporteve të interesit nga Paris Saint-Germain.
Ai u ble nga Real Madrid për 21.5 milionë euro në verën e vitit 2019 dhe u bë njëri nga lojtarët kryesor në skuadrën e Stefano Piolit në San Siro.
Në 45 paraqitje në të gjitha garat gjatë këtij sezoni, francezi shënoi tetë gola dhe ofroi tetë asistime për shokët e tij të klubit. /Telegrafi/