Telegrafi

Thëniet e të famshmeve pas divorcit

Kur kurorëzon një lidhje me një person, siç është martesa, askush nuk preferon që një ditë t’i vije fundi dhe dëshiron që ajo të zgjasë përgjithmonë, pasi kur bëjmë kurorëzimin betohemi që vetëm vdekja do të na ndajë.

Mirëpo, ndonjëherë thjeshtë nuk shkon dhe divorci është i domosdoshëm për të mos u shkatërruar jeta e asnjërit prej tyre.

Olivia Wilde, pas divorcit me Tao Ruspoli, ka thënë: “Ti nuk dëshiron që të ndahesh me dikë, ti nuk dëshiron që ta përfundosh një martesë, sidomos nëse me të vërtet e pëlqeni atë person, por e di që diçka nuk shkon dhe dëshiron që të ndryshosh çdo gjë. “

Ndërsa, Kate Hudson në divorcin e saj me Chris Robinson, ka thënë: “Procesi i ndarjes me dikë që e dashuroni është shumë i dhimbshëm.”

E, Jennifer Aniston në ndarjen e saj me Brad Pitt, ka thënë: “Janë disa faza të pikëllimit. Është ndjenje e keq kur një gjëj i afrohet fundi. Kur mundohesh që ta largosh dhimbjen, krijohet një dhimbje edhe më e mirë. Unë jam njeri, jam duke përjetuar një eksperiencë njerëzore përpara gjithë botës. Do të doja të mos isha nën vëmendje n e botës. Është me të vërtet shumë e vështirë për t’u përballur me të”. /KP/Telegrafi/