Allan Stewart Konigsberg, i njohur si Woody Allen, është një nga aktorët, skenaristët dhe regjisorët më të njohur të historisë së kinematografisë. Karrierën e nis si autor barsoletash dhe si komedian monologjesh. Në fakt, humori e përshkon tërë krijimtarinë e tij, madje edhe në deklarata, disa nga të cilat mund t’i lexoni më poshtë.
– Gjatë gjithë jetës sime kam hyrë brenda një femre të vetme dhe kjo ka qenë Statuja e Lirisë.
– Tani jam bërë i famshëm, refuzohem veç prej femrave të bukura.
– Kam lënë duhanin. Do të jetoj një javë më shumë e gjatë asaj jave do të bjerë shi i çmendur.
– Nuk dua të arrij pavdekësinë me filmat e mi, dua ta arrij duke mos vdekur.
– Kur më grabitën, prindërit e mi vepruan menjëherë: lëshuan me qera dhomën time.
– Është absolutisht e dukshme që arti i kinemasë frymëzohet nga jeta, ndërsa jeta frymëzohet nga televizioni.
– Grada ime në ushtri? Rob, në rast lufte.
– E vetmja ankesë e imja është që nuk jam dikush tjetër.
– Zoti vdiq (Niçe). Niçe vdiq (Zoti). Edhe unë hiç mirë s’po ndihem.
– Nuk kam frikë nga vdekja, por ja që nuk dua të jem aty kur ajo ndodhë!
– Nuk e di pyetjen, por definitivisht seksi është përgjigja.
– Dashuria është përgjigja. Por, teksa e pret përgjigjen, seksi shtron disa pyetje shumë të mira.
– Për ty jam ateist, për Zotin jam opozitë besnike.
– Nëse dëshironi ta bëni Zotin të qeshet, tregojani planet e juaja!
– Pendesa më e madhe në jetë është që nuk isha dikush tjetër!
– Jemi shuma e zgjedhjeve tona.
– Në shtëpinë time unë jam bosi, gruaja është veç një vendimmarrëse. /Telegrafi/