Site icon Telegrafi

Thënie të të famshmëve: Lufta është mënyra që ka Zoti për t’ua mësuar amerikanëve gjeografinë!

Abraham Lincoln: “Më mirë të heshtësh dhe të mendojnë se mund të jesh budalla, sesa të flasësh dhe t’ua heqësh gjithë dyshimet”!

Albert Camus: “Askush nuk e kupton se disa njerëz harxhojnë një energji të jashtëzakonshme, thjesht për të qenë normalë”!

Albert Einstein: “Dallimi mes budallallëkut dhe gjenialitetit është se gjenialiteti ka limitet e veta”!

Ambrose Bierce: “Lufta është mënyra që ka Zoti për t’ua mësuar amerikanëve gjeografinë”!

Ann Landers: “Në çdo festë ka dy lloje njerëzish – ata që duan të ikin në shtëpi dhe ata që duan të rrinë. Problemi është se zakonisht këta janë të martuar me njëri tjetrin”!

Benjamin Franklin: “Telashi trokiti në derë, por kur dëgjoi të qeshurat, ia mbathi”!

Bertrand Russell: “Disa njerëz preferojnë që, më shpejt të vdesin se sa të mendojnë. Në fakt, kjo u ndodh”!

Charles de Gaulle: “Ai që qesh i fundit, nuk e ka kuptuar shakanë”!

Charlie Chaplin: “Një ditë pa të qeshura, është një ditë e çuar dëm”!

Dalai Lama: “Nëse mendon që je shumë i vogël për të bërë ndryshimin, provo të flesh me një mushkonjë”!

Ernest Hemingway: “Pi për t’i bërë të tjerët më interesantë”!

George Bernard Shaw: “Nga eksperienca kemi mësuar se njerëzit nuk mësojnë asnjëherë nga eksperienca”!

Sigmund Freud: “Ekzistojnë dy mënyra për të qënë i lumtur në këtë jetë: Njëra është të bëhesh idiot, dhe tjetra serioz”!

Jorge Luis Borges: “Mos fol, nëse nuk ke për ta përmirësuar heshtjen”!

Mark Twain: “Në Parajsë për klimën, në Ferr për shoqërinë”!

Exit mobile version