Samuel Goldwin: “Nëse do të japësh një mesazh, dërgo një telegram, mos bëj një film”!
Umberto Saba: “Çmimet letrare janë një mizori. Sidomos për atë që s’i fiton”!
Francisco Durabàl: “Dje, vetëm me forcën e mendimit ia dola të shpreh një opinion”!
Wilson Mizner: “Po i vodhe një autori është plagjiaturë; po u vodhe shumëve është kërkim”!
Woody Allen: “E vetmja ankesë e imja është që nuk jam dikush tjetër”!
George Bernard Shaw: “Hyji e bëri gruan të dytën, sepse nuk donte këshilla ndërsa krijonte burrin”!
Mark Twain: “Adami nuk e donte fratin në vetvete, e donte sepse ishte i ndaluar. Gabimi qëndronte në faktin që nuk kishte qenë ndaluar gjarpri, kështu që Adami do të kishte ngrënë gjarprin”!
Tony Randall: “Ai nuk ka asnjë armik në botë. Por të gjithë miqtë e tij e urrejnë”!
Jules Renard: “Kritiku është një ushtar që qëllon mbi trupat e vet”!
Marcel Proust: “T’ua lemë gratë e bukura burrave pa fantazi”!
Laurence Oliver: “Jeni vërtet një publik i mrekullueshëm. Biles, më thoni ku do jeni nesër mbrëma që të vi t’ju shoh”!
Max Hodes: “Ku isha kur kisha aq nevojë për mua”!
Bobby Fischer: “Më pëlqen momenti kur e thyej egon e njeriut”!
Robert Walser: “A mundet njeriu të trillojë diçka për heshtjen”!?
Paul Fix: “Arsyeja e vetme se pse disa njerëz humben në mendime është se është territor i panjohur”! /Telegrafi/