Telegrafi

Thënie të fuqishme nga Barack Obama që ju inspirojnë ta bëni një jetë të mahnitshme

Barack Obama ka qenë presidenti i 44-të i SHBA-së dhe afrikano-amerikani i parë që e ka mbajtur këtë pozitë.

Pas diplomimit për drejtësi, ai ishte shpërngulur në Chicago ku ishte bërë aktiv në politikë dhe projekte të organizuara për influencë siç ka qenë “Project Vote”, transmeton Telegrafi.

Disa prej arritjeve tjera të tij përfshijnë edhe faktin se ka qenë anëtar i Senatit të SHBA-së dhe ka fituar çmimin Nobel për Paqe.

Më poshtë jua sjellim disa prej thënieve më të mira të tij, të cilat do t’ju inspirojnë për një jetë të mirë.

– “Ndryshimi nuk do të vjen nëse e presim një person tjetër apo një kohë tjetër. Ne jemi ata për çfarë kemi pritur. Ne jemi ndryshimi që e kërkojmë”

– “Paraja nuk është e vetmja përgjigje, por e bën një dallim”

– “Ne nuk kemi ardhur për t’ju frikësuar së ardhmes. Ne kemi ardhur për t’i jap formë asaj”

– “Cinikët mund të bëjnë më së shumti zhurmë – por ju premtoj, ata do të arrijnë më së paku”

– “Një zë mund ta ndryshojë një dhomë”. /Telegrafi/