Më poshtë mund të lexoni 30 thënie të një prej politikanëve më mendjendritur në histori, Winston Leonard Spencer-Churchill (1874-1965).
• Jam përgatitur të takohem me Krijuesin tim. Nëse Krijuesi im është përgatitur për rastin e madh të takimit, atëherë është një çështje tjetër!
• Nuk mund të mëtoj të jem i paanshëm për ngjyrat. Unë kënaqem me ngjyrat brilante dhe e kam në gjak keqardhjen për ngjyrat e dobëta!
• Jam i prirur dhe i stërvitur të kem mirëkuptimin e plotë me njerëzit që dehen!
• Nuk kam asgjë për të dhënë veç gjakun, mundin, lotët dhe djersën!
• Unë kam marrë më shumë nga alkooli se alkooli ka marrë nga unë!
• Më pëlqen ai burrë që buzëqesh kur përleshet!
• Unë do të dehem zonjushe, por në mëngjes do të jem esëll dhe ti do të jesh prapë e shëmtuar!
• Nuk më shqetëson asnjëherë veprimi, por vetëm mosveprimi.
• Unë isha vetëm shërbëtori i vendit tim. Dhe po të kishte pasur qoftë një moment të vetëm që të mos e kam treguar vendosmërinë time të patundur për të luftuar dhe për të fituar, atëherë menjëherë do t’ua kisha hapur rrugën të tjerëve!
• Nëse i Gjithëfuqishmi do ta rindërtonte botën dhe do të më kërkonte mua këshilla, unë do t’i bëja ngushticat angleze rrotull çdo vendi. Dhe atmosfera të ishte e tillë që çdokush që të përpiqej të fluturonte, të merrte flakë!
• Nëse raca njerëzore dëshiron të ketë një periudhë të gjatë dhe të pafund të pasurimit material, atëherë vetëm duhet të kenë sjellje paqësore dhe ndihmuese midis njerëzve!
• Nëse hapim një grindje midis së shkuarës dhe të tanishmes, atëherë do të kuptojmë se kemi humbur të ardhmen!
• Nëse je duke ecur përmes Ferrit, mos ndalo!
• Nëse ke dhjetëmijë ligje, atëherë shkatërrojeni çdo respekt për drejtësinë!
• Atëherë ai ishte më i mençur se tani; e kishte zakon t’i merrte rregullisht këshillat e mia!
• Në luftë, si në jetë, shpesh është e nevojshme pas dështimit të një skeme, të kapësh alternativën më të mirë të hapur, dhe nëse e ka atë, do të ishte marrëzi të mos punosh me të gjitha forcat për të!
• Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, ndërsa në politikë shumë herë!
• Është mrekulli të jesh i ndershëm, por është gjithashtu shumë me rëndësi të veprosh drejt!
• Është gabim të shikosh tepër larg përpara. Vetëm një hallkë e zinxhirit mund të kapet në një kohë të caktuar!
• Më mirë është të kesh pushtet për të dhënë sesa të marrësh!
• Politika është shumë e ngjashme me luftën, madje nganjëherë ne mund të përdorim gazin helmues!
• Politika është eksituese sa lufta, pothuaj aq e rrezikshme!
• Politika nuk është lojë, është biznesi më serioz!
• Lisat e vetmuar, nëse rriten, atëherë rriten të fuqishëm!
• Sukses do të thotë të shkosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin!
• Suksesi nuk është final, dështimi nuk është fatal: trimëria për të vazhduar është gjithçka!
• Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh, të përkryesh do të thotë të ndryshosh shpesh!
• Ne jemi të gjithë kandra, por unë mendoj se jam një xixëllonjë!
• Ne po ju kërkojmë kombeve të Evropës, midis të cilëve kanë rendur lumenjtë e gjakut, të harrojnë armiqësinë e mijëra vjetëve!
• Kur lufta e gjigantëve mbaron, atëherë fillon lufta e xhuxhave. /Përktheu: Elida Buçpapaj/