Telegrafi

Thënie të Al-Farabit: Shteti i themeluar me dashuri, vazhdon me drejtësi

Abū Nar Muammad ibn Muammad al Fārābī (i njohur në Perëndim si Alpharabius, pra Al-Farabi) ishte një nga intelektualët e hershëm islamikë, vlera e të cilit shtohet për faktin se përktheu dhe përhapi doktrinat e Platonit dhe të Aristotelit. Kontribuoi në shkencë, filozofi, logjikë, sociologji, mjekësi, matematikë, kozmologji e muzikë, si dhe ushtroi ndikim të madh te filozofët e mëvonshëm islamikë dhe ata krishterë. Si filozof ishte i pari që veçoi filozofinë nga teologjia, ndërsa besonte në një qenie supreme që kishte krijuar botën nëpërmjet ushtrimit të inteligjencës së ekuilibruar. Më poshtë janë disa nga thëniet e tij: