• Pak mosdurim dhe prishen plane të mëdha.
• E folura nuk e gatuan orizin.
• Një buzëqeshje të fal 10 vite jetë.
• Mos ki frikë të rritesh ngadalë, ki frikë kur s’po rritesh fare.
• Ai që pyet bëhet budalla për pësë minuta, ai që s’pyet mbetet i tillë tërë jetën.
• Një mendje e mbyllur është si nji libër i mbyllur, një copë druri.
• Gjilpëra nuk ka maje në të dyja anët.
• Një rënie të bën më të mençur.
• Më mashtro një herë, të të vijë turp. Më mashtron për herë të dytë, të më vijë turp.
• Mësuesi hap derën. Ti hyn me këmbët tuaja.
•. Jepi një njeriu një peshk dhe e ushqen për një ditë. Mësoji atij të peshkojë dhe e ushqen për gjithë jetën.
• Nëse do të njohësh udhën para teje, pyet ato që po kthehen.
• Përvoja është një krehër që natyra na jep kur jemi qerosë.
• Një njeri i mençur bën zgjedhjet e tij, një injorant ndjek opinionin publik.
• Nëse je i durueshëm në momentin e nervave, do t’u ikësh qindra ditëve të mërzitura.
• Të shohësh diçka një herë, është më mirë se ta tregojnë 100 herë.
• Një person që thotë që nuk realizohet, s’duhet ta pengojë atë që po e realizon.
• Më thuaj dhe do ta harroj. Më trego dhe mbase e mbaj mend, më përfshij dhe e kuptoj.
• Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën.
• Ka shumë rrugë të ndryshme deri në majen e malit, por pamje nga atje lart është e njëjtë.
• Kur dikush ndan me ju një gjë të çmuar keni detyrimin moral që ta ndani edhe ju me të tjerë.
• Lehtë është të sundosh mbretërinë, vështirë është te sundosh familjen.
• Merru me fajet e të tjerëve, po aq butësisht sa edhe me të tuat.
• Plaga që shkaktohet nga miku, asnjëherë nuk shërohet.
• Të të mos vijë keq nëse nuk të njohin njerëzit, por përkundrazi – që nuk i njeh ti ata.
• Asnjëherë njeriut nuk i nevojitet më shumë mençuri, sesa atëherë kur ka punë me mendjelehtët.
• Mos u kacafyt me derrin, se, edhe po fitove, pis do bëhesh; kjo e gëzon derrin. /Konica/