Site icon Telegrafi

Thënie nga Lao-Tzu: Ata që dinë – s’flasin; ata që flasin – s’dinë!

Laozi (Lao-Tzu) ishte filozof i lashtë kinez, autor i “Tao Te Ching”-ut dhe religjionit të njohur si taoizmi.

• Ai që është i kënaqur me atë që ka, është i pasur.

• Asgjë nuk është më e butë dhe fleksibël se sa uji, e prapëseprapë askush nuk i reziston atij.

• Muzika në shpirt mund të dëgjohet nga Universi.

• Aktet e mëdha përbëhen nga punë të vogla.

• Kur puna e atij që është udhëheqës i mirë ka mbaruar, populli thotë “ne e bëmë vetë”.

• Ku banoni, rrini pranë tokës. Kur mendoni, rrini pranë thjeshtësisë. Në konflikt, jini të drejtë dhe bujarë. Kur qeverisni, mos u përpiqni të kontrolloni. Kur punoni, bëni atë që ju shijon. Në familje, jini tërësisht të pranishëm.

• Zotërimi i të tjerëve është forcë. Zotërimi i vetvetes është pushteti i vërtetë.

• I urti nuk vë gjë mënjanë. Sa më shumë që ndihmon të tjerët, aq më shumë dobi i sjell vetes. Sa më shumë u jep të tjerëve, aq më shumë i jep vetes. Rruga e Qiellit bën mirë dhe nuk lëndon kurrë. Rruga e njeriut të urtë është që të veprojë, por jo të konkurrojë.

• Trajtoji ata që janë të mirë me mirësi, dhe gjithashtu trajtoji ata që nuk janë të mirë me mirësi. Kështu përftohet mirësia. Jini të ndershëm me ata që janë të ndershëm dhe jini gjithashtu të ndershëm me ata që nuk janë të ndershëm. Kështu përftohet ndershmëria.

• Ata që dinë – s’flasin; ata që flasin – s’dinë!

• Natyra nuk e ka me nxitim, e prapëseprapë gjithçka arrihet.

• Njeriu i mençur sheh në hapësirë dhe ai e di që nuk ka dimensione të kufizuara. /Bota.al/

Exit mobile version