• Ai që lë arën e vetë, nget arën e huaj.
• Gjeli në pleh të tij këndon më mirë.
• Gjuha ruhet atje ku shkruhet.
• Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret.
• Fshati që duket s’do kallauz.
• Gjarpri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.
• Po të lavi, të levi dhe bishtin t’a krevi, hap sytë se të gënjevi.
• Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.
• Siç na dinë – qofshim, siç jemi – mos qofshim.
• Ç’i do qeni brekët.
• Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.
• Mos fol si e ëma e Zeqos në majë të thanës.
• Mos shit qen të blesh këlyshë.
• Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.
• Të bënin mizat mjaltë, do t’i kishim qypat plot.
• Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.
• E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh.
• Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon.
• Mendjemadhi niset me kalë, kthehet me këmbë.
• Në portën e të shurdhit mos trokit.
• Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij.
• S’ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë.
• Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë.
• Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç’të thonë?
• Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin.