Para disa orësh është njoftuar se mesfushori i Real Madridit, Lucas Silva, është detyruar t’i thotë lamtumir futbollit.
Braziliani ishte duke i bërë testet mjekësore të Sportingu i Lisbonës, ku mjekët e kësaj skuadre zbuluan disa probleme në zemër dhe i sugjeruan lojtarit t’i thotë lamtumirë futbollit.
Lexo më shumë: Real Madridi nuk do ‘pleq’, kjo është strategjia e re (Foto)
23-vjeçari do të kthehet te klubi spanjoll, ku edhe pastaj pritet të marrë vendimin përfundimtar për të lënë futbollin.
Por, tashmë ai në ka vendosur një përshkim në Instagrmin e tij, i cili ka prekur çdo tifoz.
“Kam bërë luftë të mirë, e kam përfunduar karrierën, kam pasur besim“, ka shkruar Silva, ku duket se konfirmon dhe përshëndet të gjithë tifozët e tij. /Telegrafi/
Lexo më shumë: Këto fotografi të Casillas në fund të takimit do t’iu përlotin